Ndërlidhjet

Plagosen tre veta në Pejë


Ilustrim
Ilustrim
Tre persona janë plagosur me armë zjarri të shtunën në qytetin e Pejës, pas një zënke mes dy grupeve, njofton policia.

Në një komunikatë dërguar medieve, forcat e rendit thonë se incidenti ka ndodhur në mesditën e sotme, në rrugën “Jeta e Re”, ku gjashtë persona ishin rrahur mes vete.

“Deri tek rasti sipas hetimeve te para preliminare, kishte ardhë pas një zënke verbale - fizike në mes të dyshuarve dhe njeri nga të dyshuarit kishte shkrepur me armën e tij AK-47 në drejtim të tre dyshuarve tjerë duke ju shkaktuar lëndime trupore në duar dhe këmbë nga predhat e armës”, thuhet në njoftimin e policisë së Pejës.

Dy të dyshuarit e plagosur në ketë rast nga arma, sipas policisë, pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal Pejë , janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është më e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa të dyshuarve tjerë ju është afruar ndihma mjekësore në spitalin rajonal Pejë.

“I dyshuari , që ka përdorur armën e zjarrit është në kërkim policor dhe identiteti i tij është i njohur për Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
XS
SM
MD
LG