Ndërlidhjet

Moti i lig vret 15 në Afganistan e Kirgizi


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën nga rreshjet e dendura të borës, që mbuloi pjesë të Afganistanit, Kirgizisë dhe Taxhikistanit.

Të paktën 10 vdekje besohet se i shkaktoi moti i lig, duke sjell orteqe, në dy ditët e fundit në Afganistan.

Zyrtarë nga departamenti afgan për katastrofa natyrore i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se moti i lig ka prekur rajonin verior që kufizohet me Taxhikistanin, ku shumë fluturime janë anuluar për në aeroportin ndërkombëtar në Dushanbe.

Aeroportet në dy qytetet e tjera më të mëdha në jug të Taxhikistanit – Kulob dhe Quoghon Teppa – janë mbyllur tërësisht.

Në disa pjesë të Taxhikistanit, trashësia e borës arrin 80 centimetra, që thuhet se ka rënë për më pak se gjysmë dite.

Çerdhet, shkollat dhe universitetet në këtë shtet, janë mbyllur deri më 10 shkurt.

Në Kirgizinë fqinje ndërkaq, orteqet kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave.
XS
SM
MD
LG