Ndërlidhjet

Sllovenia preket nga katastrofa natyrore


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Sllovenisë thotë se bora, të ftohtit dhe erërat e forta, kanë lënë një të katërten e të gjitha amvisërive në shtet pa energji elektrike, ndërsa është dëmtuar mbi 40% e maleve alpine në nivel vendi.

Lubjana zyrtare thotë se bora që ka rënë në 24 orët e fundit ka lënë në terr 120,000 amvisëri, në shtetin që ka 2 milion banorë.

Reshjet e dendura të borës dhe akulli, kanë shkaktuar kolaps në rrjetin e shpërndarjes elektrike, ndërsa ka bllokuar edhe trafikin rrugor dhe atë ajror.

Ministri i mbrojtjes Roman Jakis ka thënë gjatë një mbledhje emergjente të qeverisë, se Sllovenia është goditur nga “një katastrofë natyrore, të shkallës së lartë”.

Sipas tij, riparimi i dëmit mund të zgjat me muaj të tërë.

Bashkimi Evropian i ka dërguar ndihma emergjente Sllovenisë për t’u përballur me këtë krizë natyrore.
XS
SM
MD
LG