Ndërlidhjet

10 vjet me Facebook


Themelohet Facebook - 4 shkurt 2004
Facebook u themelua me linkun TheFacebook.com nga Mark Zuckerberg, student i Harvard-it, me bashkë-autorët Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin. Faqja fillimisht ishte e hapur vetëm për studentët e Harvard-it.

Përtej Harvardit - 1 mars 2004
Faqja zgjerohet në Columbia, Stanford dhe Yale. Universitetet tjera i bashkohen më vonë. Deri në fund të vitit 2004, Facebook fiton gati një milion përdorues aktivë.

Vendosja në "Silicon Valley" - 5 qershor 2004
Zuckerberg dhe Facebook-u arrijnë në Palo Alto, Kaliforni. Peter Thiel, bashkë-themelues i PayPal, vendos 500,000 dollarë për një kredi, që më vonë konvertohet në 10 për qind të aksioneve, por dikur reduktohet në vetëm 3 për qind. Zoti Thiel sjellë gjithashtu edhe partnerët Reid Hoffman dhe Mark Pincus.

Më shumë para - 1 maj 2005
Accel Partners investon 12.7 milionë dollarë për 15 për qind të aksioneve në kompani. Jim Breyer, një partner në firmë, investon 1 milion dollarët e tij.

Më shumë përdorues - 1 shtator 2005
Me gati pesë milionë përdorues të regjistruar në mesin e studentëve të universiteteve, Facebook hapet edhe për shkollat e mesme.

Refuzimi i ofertave - 1 janar 2006
Viacom ofron 750 milionë dollarë për të blerë Facebook-un. Zuckerberg kërkon 2 miliardë.

Më shumë investime - 1 prill 2006
Një grup i udhëhequr nga Greylock Partners, duke përfshirë edhe Meritech Capital Partners, Fondi Themelues i Accel, investon 27.5 milionë për 1.5 për qind të aksioneve.

Refuzimi i një oferte tjetër - 1 shtator 2006
Mark Zuckerberg refuzon ofertën e Yahoo-së për ta blerë Facebook-un për 900 milionë dollarë.

Hapen dyert - 4 shtator 2006
Facebook i lejon çdokujt t'i bashkohet.

Shpërndarja - 1 nëntor 2006
Kompania lanson funksionin e shpërndarjes në Facebook dhe në disa kompani tjera partnere.

Dhuratat virtuale - 1 shkurt 2007
Faqja hap një shitore virtuale për blerje të dhuratave online për përdoruesit e saj.

Ftesë për zhvilluesit - 1 maj 2007
Facebook nis një platformë të zhvillimit, duke lejuar përdoruesit e jashtëm të ndërtojnë mjete dhe lojëra për faqen.

Reklamimi - 1 nëntor 2007
Facebook fillon shitjen e reklamave të cilat shfaqen pranë profileve të përdoruesve, me mesazhe komerciale.

Ndikimi politik - 1 janar 2008
Facebook bashkohet me ABC News për të sponsorizuar një debat gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Një pamje e re - 1 qershor 2008
Facebook ndryshon pamjen e faqes, duke ofruar një pamje më pedante.

Kyçja me Facebook - 1 dhjetor 2008
Kompania lanson "kyçjen", gjë që lejon vende të tjera, jashtë SHBA-ve, të integrohen më lehtë me Facebook-un.

Shtohet "Like" - 1 shkurt 2009
Funksioni që tashmë gjendet çdokund, i lejon përdoruesit të rekomandojë përmbajtje në një mënyrë më të thjeshtë.

Rritje e përdoruesve - 1 shkurt 2010
Faqja arrin t'i ketë 400 milionë përdorues të regjistruar.

Shqetësimet e privatësisë - 1 maj 2010
Kompania, e cila ka qenë shpesh në qendër të kritikave për mosruajtjen e privatësisë, njofton se do të thjeshtojë kontrollimin e privatësisë.

"Vende" të reja - 1 gusht 2010
Kompania prezanton një shërbim të quajtur "Places", që i ndihmon reklamuesit dhe bizneset e vogla, duke e bërë edhe më të madhe konkurrencën e Facebook-ut ndaj Google.

Një "Timeline" i ri - 1 dhjetor 2011
Kompania fillon futjen përdoruesve për një ndërfaqe të re të quajtur Timeline, e cila mbledh gjithë historinë e një përdoruesi në Facebook.

Bëhet publik - 1 shkurt 2012
Kompania merr hapin e parë për t'u bërë kompani publike tregtare, dhe paraqitet në tregun e aksioneve për të shitur aksionet e veta.

Facebook blen Instagramin - 9 prill 2012
Facebook njoftoi se do të paguajë 1 miliard dollarë për Instagram, një rrjet social i ndërtuar për fotografi, duke ofruar alikacionin në celular, që i lejon njerëzit t'i shtojnë efekte fotografive të tyre dhe t'i ndajnë me miqtë.

Kompania publike, por e dëmtuar - 17 maj 2012
Duke arritur shumën prej 16 miliardë dollarëve, kjo ishte oferta dytë më e madhe fillestare publike e mbajtur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, dhe më e madhja deri tani e udhëhequr nga Nasdaq exchange. Kjo do të duhej të ishte dita e shkëlqimit të Facebook-ut. Por, në vend të kësaj, ajo ditë u bë një sesion debati e mbushur me pyetje rreth asaj se si çmimi i aksioneve të Facebook -ut përfundoi dhe se si tregu i dytë më i madh i vendit për aksione trajtoi debutimin tregtar.

Oferta për Facebook - 18 maj 2012
Që nga viti 1980, ka pasur rreth 2,400 teknologji, të internetit dhe telekomit, që kanë pasur oferta. Deri këtë javë, më i madhi në treg ishte Google, i cili ishte vlerësuar për 28 miliardë dollarë në vitin 2004. Por, oferta për Facebook-un arriti në 104 miliardë dollarë, duke e bërë afër 4 herë më të vlefshëm se Google.

Sandberg, gruaja e parë drejtoreshë - 25 qershor 2012
Facebook tha se zyrtarja e lartë operative, Sheryl Sandberg, i ishte bashkuar bordit të rrjetit social. E larguar nga Google, ajo u bë një nga figurat më të publike të Facebook-ut.

1 miliard përdorues - 4 tetor 2012
Kompania tha se kishte një miliard përdorues në mbarë botën të cilët hyjnë në Facebook të paktën një herë në muaj. Numri konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh që Facebook ishte krijuar vetëm shtatë vjet më parë dhe ka dyfishuar bazën e tij të përdoruesve në dy vitet e fundit. Kompanisë ushqimore McDonald iu deshën rreth 40 vjet për të tërhequr një miliard klientë.

Grafiku i kërkimit - 15 janar 2013
Facebook kaloi tetë vjet duke i shtyrë përdoruesit e tij të ndajnë gjithçka që u pëlqen dhe çdo gjë që ata bëjnë. Tani, aty është e mundur që njerëzit të gjejnë çdo gjë, pasi aty ka të dhëna të mjaftueshme. Pra, kompania zbuloi një mjet të ri, të quajtur grafiku i kërkimit. Kjo është ambicia më e madhe e Facebook-ut, për të përmbysur bizneset e kërkimit, që është e sunduar nga rivali i saj kryesor, Google.

Facebook Home - 4 prill 2013
Facebook shpalosi krijimin e tij të fundit: një paketë mobile të quajtur Facebook Home që është projektuar për të tërhequr më shumë përdorues në mënyrë që ata të jenë më aktivë në rrjetin social.

"Thurrjet" në Facebook - 12 qershor 2013
Facebook iu bashkua revolucionit "hashtag", duke futur një mjet që lejon përdoruesit të shtojnë simbolin # para një fjale. Fjala bëhet e klikueshme, dhe përdoruesit kanë mundësi t'i gjejnë informatat rreth asaj teme të bashkuara në një vend.

Skandali "N.S.A" - 14 qershor 2013
Facebook shpalosi për herë të parë se sa shumë kërkesa ka pasur për të dhënat e rreth 1.1 miliardë përdoruesve të tij nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Rrjeti social tha se në gjashtë muajt e fundit të vitit 2012, ajo kishte 9 mijë deri 10 mijë kërkesa për informacione në lidhje me përdoruesit e tij nga agjencitë lokale, shtetërore dhe federale.

Instagram për video - 20 qershor 2013
Në një përpjekje për të konkurruar me Vine të Twitter, Facebook fut shërbimin e tij për video në Instagram. Ky funksion lejon përdoruesit të regjistrojnë një video deri në 15 sekonda, duke e rregulluar atë me filtra dhe duke e ndarë menjëherë me miqtë e tyre.

Facebook për çdo telefon - 21 korrik 2012
Facebook ka qenë duke punuar për më shumë se dy vjet në një projekt që është jetik për të zgjeruar bazën e tij të 1.1 miliard përdoruesve: mundësinë për përdorimin e rrjetit social në telefona mobil të thjeshtë dhe të lirë, që janë zhdukur në masë të madhe në Amerikë dhe Evropë, por janë të ende të rëndomtë në vendet në zhvillim si India dhe Brazili. Facebook së shpejti planifikon të shpallë rezultatet e para të iniciativës, të cilën ajo e quan "Facebook për çdo telefon".

Marrë nga New York Times

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG