Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në mbrojtje të të drejtave të homoseksualëve


Ilustrim

Ilustrim

Në 19 qytete të ndryshme në botë, gjatë të mërkurës po mbahen protesta për të kundërshtuar ligjin rus, i cilësuar si propagandë kundër homoseksualizmit.

Organizatore është një organizatë që merret me të drejtat e homoseksualëve.

Protestat në New York, Paris, Londër dhe kryeqendra tjera botërore kanë për synim të nxisin sponzorët e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të ngrisin zërin kundër ligjeve që diskrimonojnë homoseksualët.

Këto Lojëra, të cilat edhe zyrtarisht nisin të premten më 7 shkurt, janë ndjekur me kriticizëm të ashpër, për shkak të ligjeve ruse që ndalojnë “propagandëm e marërdhënieve jotradicionale seksuale” tek shtresa jomadhore.

Disa aktivistë madje kanë bërë thirrje që Lojërat të bojkotohen, pikërisht për shkak të këtij legjislacioni.
XS
SM
MD
LG