Ndërlidhjet

HRW: Femrat e burgosura torturohen, dhunohen në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Një organizatë globale për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch thotë se autoritetet irakiane të burgjeve, torturojnë dhe keqtrajtojnë shumë femra të burgosura.

Raporti i publikuar të enjten thotë se forcat irakiane të sigurisë, mbajnë ilegalisht qindra femra, pa asnjë procedurë gjyqësore, që është shkelje e të gjitha standardeve ndërkombëtare.

Kjo organizatë globale avokate e të drejtave të njeriut, thotë se gjyqësori është i zhytur në korrupsion, dhe se shpesh nxjerr vendim duke u bazuar në “rrëfime të detyruara”.

Ky grup thotë se shumë femra mbahen të burgosura për muaj të tërë – nganjëherë edhe me vite – pa qenë të akuzuara ose të dërguara në gjyq.

Shumë femra të burgosura kanë folur me hetuesit e HRW, duke rrëfyer se janë rrahur brutalisht, torturuar, dhunuar, por edhe kërcënuar me dhunim seksual gjatë marrjes në pyetje nga forcat e sigurisë.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thotë se shumica, prej 4,200 femrave që mbahen në burgjet e Irakut, janë arabe sunite.

Por, sipas raportit të tyre, femrat e “çdo sekti ose klase” abuzohen në burgjet irakiane
XS
SM
MD
LG