Ndërlidhjet

Kuvendi debaton gjendjen në UP


Ilustrim
Ilustrim
Në seancës e së enjtes Kuvendi i Kosovës, pritet të debatojë për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës.

Debati për Universitetin “Hasan Prishtina” është ngritur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë.

Studentë të Universitetit të Prishtinës për 10 ditë më radhë kanë protestuar para ndërtesës së rektoratit të UP-së, derisa protestat do të vazhdojnë.

Protestave të studentëve iu janë bashkëngjitur edhe përfaqësues të shoqërisë civile, profesorë të UP-së dhe qytetarë.

Kërkesë e tyre është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues.

Protestat e studentëve kanë filluar pas raportimit në medie, se në shumicën e punimeve shkencore që rektorit Gashi i janë njohur si kontribut për marrjen e titullit doktor shkence, janë të botuara në një revistë në Indi, e cila është revistë false shkencore.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ka nisur tanimë procedurat për adresimin e përgjegjësisë eventuale për të gjitha nivelet dhe për të gjitha shkeljet e pretenduara.
XS
SM
MD
LG