Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thotë se s’lejohet propaganda homoseksuale në Sochi


Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Kozak (Ilustrim)

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Kozak (Ilustrim)

Zëvendëskryeministri rus Dmitry Kozak ka paralajmëruar të entjen spektatorët dhe atletët kundër promovimit të të drejtave të homoseksualëve gjatë lojërave olimpike.

Sipas tij, kjo gjë është e ndaluar sipas Kartës Olimpike dhe ligjeve ruse që të bëhet propagandë gjatë ngjarjeve sportive.

Midis një skandali të vazhdueshëm rreth ligjit rus, i cili ndalon përhapjen e “propagandës homoseksuale” tek të miturit, Kozak ka thënë se nuk ka diskriminim të bazur në orientimin seksual në Rusi.

Por, ai iu ka kujtuar pjesëmarrësve në lojëra, se ligji thotë se nuk është e lejuar të promovohet homoseksualiteti në mesin e të miturve – një terminologji kjo e cila shihet si tejet homofobike nga aktivistët LGBT.

“Nuk kemi asnjë lloj kufizimi për të drejtat e qytetarëve, bazuar në orientimin e tyre seksual. Ne jemi të rritur, dhe mund të bëjmë jetë ashtu si duam”, ka thënë Kozak.

“Homoseksualët mund të bëjnë propagandë për orientimin e tyre seksual, në mesin e të rriturve. Por nuk ka nevojë që të flasin në prani të fëmijëve. E kam thënë këtë gjë qindra herë”, ka nënvizuar Kozak.
XS
SM
MD
LG