Ndërlidhjet

Policia: Janë lënduar pesë pjesëtarë dhe një roje e sigurisë


Pamje nga përplasja e policisë së Kosovës me studentët gjatë protestës së sotme në Prishtinë
Pamje nga përplasja e policisë së Kosovës me studentët gjatë protestës së sotme në Prishtinë
Policia e Kosovës thotë se në demonstratën e sotme në Prishtinë, e cila ishte e paparalajmëruar, kanë marrë pjesë afro 400 vetë, me ç’rast e kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe vazhdimisht kanë tentuar që të futen brenda objektit.

Mëtutje, në kumtesën e Policisë së Kosovës, theksohet se është monitoruarn rrjedha e saj, ndërsa nga ana e protestuesve janë shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit dhe dhunës.

Policia thotë se përveç veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, ata gjithashtu kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të policisë.

Si pasojë e këtyre veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve, pesë zyrtarë policorë dhe një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kanë pësuar lëndime trupore, ka njoftuar policia, duke shtuar se pjesëtari i sigurimit lëndimet i ka të shkaktuara nga një mjet i fortë, në pjesën e prapme të kokës.

Policia thekson se për t’i ndalur këto veprime të dhunshme, pjesëtarët e policisë kanë përdorë pajisjen zyrtare sprej, me ç’rast irritim nga spreji kanë pësuar disa protestues.

Sipas kumtesës së policisë, protesta ka përfunduar në orën 16:15.
XS
SM
MD
LG