Ndërlidhjet

Kërkohet mbështetje e Kongresit dhe Senatit amerikan


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me kongresistë dhe senatorë amerikanë.

Gjatë takimeve me kongresistët Eliot Engel, Robert Aderholt, Louie Gohmert, Janice Hahn dhe Randall M.Hultgren, Hoxhaj ka prezantuar progresin e brendshëm që po arrihet në Kosovës, behët e ditur në një komunikatë për media nga MPJ-ja.

Ministri Hoxhaj, thuhet në komunikatë, ka folur për agjendën euroatlantike, avancimin e procesit të njohjeve ndërkombëtare, dialogun me Serbinë si dhe bashkëpunimin ekonomik me SHBA-të.

Vëmendje e veçantë gjatë takimeve, njofton MPJ-ja, i është kushtuar të ardhmes atlantike të Kosovës, me ç’rast Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e kongresistëve amerikanë që Kosova të jetë anëtare e Partneritetit për Paqe dhe në një të ardhme e NATO-s.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po ashtu ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Roger F. Wicker.

Kongresistët dhe senatorët e shquar amerikanë i kanë shprehur ministrit Hoxhaj përkrahje të fuqishme për shtetin e Kosovës dhe proceset integruese atlantike, thuhet mes tjerash në komuikatë.

Ministri Enver Hoxhaj të enjten ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e SHBA-ve, John Kerry në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.
XS
SM
MD
LG