Ndërlidhjet

Këshilli Drejtues i UP-së, kërkon kohë për të vepruar


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, përmes një komunikatë për media kanë shprehur shqetësimet e tyre për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës.

“E njoftojmë opinionin publik, studentët, Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Parlamentin, se Këshilli Drejtues ka filluar procedurën e adresimit të përgjegjësisë për të gjithë stafin e UP-së, duke filluar nga rektori dhe deri në të fundit në listë, dhe ju sigurojmë se jemi të vendosur për të marrë masa në përputhje me ligjin dhe Statutin ndaj të gjithë atyre që kanë përgjegjësi morale apo ligjore për situatën e krijuar”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Këshillit Drejtues të UP-së, rekomandimi i një pjese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për dorëheqjen e Këshillit Drejtues të UP-së, është i kundërligjshëm dhe ndërhyrje flagrante në autonominë e Universitetit. Për më tepër, sipas tyre, kjo masë e propozuar nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit po krijon hapësirë për një anarki totale.

“Kërkojmë nga studentët protestues, nga opinioni publik dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, që t’na japin kohën e domosdoshme që Këshilli Drejtues ta kryej punën e vetë dhe në përputhje me kompetencat qe ka, të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për situatën e krijuar, duke filluar nga Rektori Ibrahim Gashi.”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se situata e krijuar po iu pamundëson që t’i kryejnë detyrat.
XS
SM
MD
LG