Ndërlidhjet

Bosnjë Hercegovinë: Dhuna i ka përfshirë disa qytete


Zjarrfikësit në aksion në ndërtesën lokale të qeverisë në Sarajevë pasi protestuesit e shkaktuan zjarrin
Zjarrfikësit në aksion në ndërtesën lokale të qeverisë në Sarajevë pasi protestuesit e shkaktuan zjarrin
Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë janë në gjendje gatishmërie, pas tri ditësh të trazirave, që e kanë përfshirë kryeqytetin Sarajevë dhe qytetin verior Tuzlla.

Gjatë ditës së djeshme policia është përleshur me demonstrtuesit e zemëruar në të dy qytetet.

Në Sarajevë, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët e kanë ndezur një ndërtesë presidenciale dhe selinë e qeverisë kantonale.

Në qytetin Tuzlla, demonstruesit kanë depërtuar në ndërtesën e qeverisë lokale dhe ia kanë futur zjarrin.

Raportohet se protesta të tilla ka pasur edhe në qytetet Bihaq, Zenicë dhe Banja Llukë, me ç’rast një duzinë njerëzish janë plagosur.

Të enjten, më se 130 vetë janë lënduar në përleshjet me policinë në qytetin Tuzlla.

Bosnjë Hercegovina, me 3.8 milionë banorë, është njëri nga vendet më të varfëra në Evropë.

Më se 40% e popullatës është e regjistruar si e papunë ose me punë “nënvlerësuese”.
XS
SM
MD
LG