Ndërlidhjet

Meksikë: Helikopteri i Mbretit të Jordanisë u detyrua të ateroj


Ilustrim
Ilustrim
Helikopteri në të cilin ishte Mbreti Abdullah i Jordanisë, është detyruar të ateroj në mënyrë emergjente në një fushë të bejzbollit në Verakruz të Meksikës, për shkak të motit të keq.

Mbreti po udhëtonte në një lokacion të panjohur, pas takimit me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, ditën e entje, kur helikopteri u detyrua të ateroj.

Ai menjëherë ishte përcjellur nga zyrtarët e sigurisë dhe ishte dërguar në aeroportin më të afërt.

Aktualisht, shteti Verakruz në Meksikë është shndërruar në fushëbetejë të bandave rivale të drogës, ndërsa policia atje konsiderohet krejtësisht e korruptuar. Për këtë arsye, qeveria federale në Meksikë i ka dërguar trupat e vet për të patrulluar atje.
XS
SM
MD
LG