Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Sulm izraelit kundër militantit në Gaza


Një sistem mbrojtës izraelit kundër raketave
Një sistem mbrojtës izraelit kundër raketave
Ushtria e Izraelit thotë se sot ka ndërmarrë sulm ajror kundër një militanti palestinez në Rripin e Gazës.

Sipas ushtrisë izraelite, personi palestinez i identifikuar si Abdallah Kharti, ishte përgjegjës për një numër të sulmeve me raketa kundër Izraelit.

Kharti është qëlluar me raketë derisa e voziste një motoçikletë në qytetin e Gazës.

Zyrtarë shëndetësorë në Gaza thanë se ai është në gjendje kritike shëndetësore.

Ushtria e Izraelit tha se 33 raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael, prej fillimit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG