Ndërlidhjet

Afganistan: Dy të vrarë dhe shtatë të plagosur


Ilustrim
Ilustrim
Forcat ushtarake ndërkombëtar në Afganistan, bëjnë të ditur se një sulm vetëvrasës ka vrarë dy kontraktuesve civilë të NATO-s në kryeqytetin Kabul.

Grupi militant islamik Hizb-i-Islami, mori përgjegjësinë për sulmin.

Zëdhënësi i policisë Hashmat Stanikzai tha se sulmuesi është përplasur me një makinë të mbushur me eksploziv në një konvoj pranë burgut të Pul-i-Charkhi.

Ai tha se të paktën shtatë civilë afganë janë plagosën.

Forca e udhëhequr nga NATO më pas kanë konfirmuar se dy veta janë vranë, por nuk kanë dhënë hollësi të tjera.

Militantët talebanë kanë rritur sulmet e tyre në vitin e fundit në drejtim të misionit luftarak ndërkombëtar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG