Ndërlidhjet

Fuele prapë në Kiev


Ilustrim
Ilustrim
Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fuele udhëton prapë të martën për në Ukrainë, në përpjekjen e tij të re për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar këtë shtet.

Fuele planifikon që të kalojë dy ditë në Kiev.

Vizita e tij vjen pas sinjalit që dërguar të hënën ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, se ky bllok mbetet i përkushtuar për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit me Ukrainën.

Po ashti shefat e diplomacive evropiane kanë nënvizuar se kjo marrëveshje “nuk përbënë qëllim përfundimtar të raporteve ndërmjet të BE-së dhe Ukrainës”.

Protestat 3 mujore anti-qeveritare në Kiev janë nxitur nga refuzimi që presidenti Viktor Yanukovych bëri në nëntor për të nënshkruar këtë pakt me BE-në.
XS
SM
MD
LG