Ndërlidhjet

Obama: Kritikë Rusisë për bllokimin e aksionit për Sirinë


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka akuzuar Rusinë për bllokim të aksionit kundër Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Fuqitë perëndimore po bëjnë presion për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën kërkohet që Siria të mundësoj qasje të pakufizuar për ndihmë humanitare ose mund të ballafaqohet me kërcënimin për sanksione.

Obama e kritikoi Rusinë për kundërshtimin e rezolutës, duke thënë se nuk është vetëm “që sirianët janë përgjegjës”, për vuajtjet e civilëve, por “poashtu edhe rusët”.

Këto komente Obama i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez, Francois Hollande, vendi i të cilit e ka mbështetur propozim-rezolutën.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se teksti ishte përpjekje e “njëanshme” për ta fajësuar qeverinë e Sirisë se po i pengon ndihmat.
XS
SM
MD
LG