Ndërlidhjet

Clapper: Rusia mund të ketë dorë në rrjedhën e bisedës së Nulandit


James Clapper

James Clapper

Shefi i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, James Clapper, thotë se Rusia mund të jetë përgjegjëse për publikimin e incizimit të bisedës telefonike në të cilën diplomatja amerikane, Victoria Nuland, në mënyrë të vrazhdë flet për Bashkimin Evropian.

Megjithatë, gjatë një seance dëgjimore në Senatin e Shteteve të Bashkuara, mbrëmë vonë, ai theksoi se zyrtarët amerikanë ende “nuk e dinë” se kush kishte dorë në rrjedhën e javës së kaluar.

“Ne nuk e dimë. Ata (Rusia) sigurisht mund të jenë në listën potenciale të të dyshuarve”, tha James Clapper.

Moska e ka hedhur poshtë involvimin në incizim dhe publikim në Internet të bisedës private ndërmjet ambasadorit amerikan në Ukrainë dhe zyrtares së lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Vicrtoria Nuland.

Gjatë bisedës, zonja Nuland, e përdorë një shprehje vulgare për t’i kritikuar përpjekjet e Bashkimit Evropian për ndërmjetësim në kontestin ndërmjet qeverisë së Ukrainës, që është pro Rusisë, dhe opozitës që mbështetet nga perëndimi.
XS
SM
MD
LG