Ndërlidhjet

SHBA: Ndalesa e martesës me gjini të njejtë është jokushtetuese


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtare federale në Shtetet e Bashkuara thotë se ndalesa kundër martesës së personave me gjini të njejtë në shtetin Virgjinia është jokushtetuese. Ky është rasti i parë që në një shtet në pjesën jugore të SHBA-ve, vendimi për këtë çështje është kthyer.

Gjyqtarja Arenda Wright Allen, në vendim ka theksuar se urdhëri i saj nuk zbatohet derisa të zgjasë periudha e ankesës eventuale kundë tij.

Kjo do të thotë se çiftet me gjini të njejtë në Virgjinia nuk do të mund të martohen derisa rasti ta ketë vendimin përfundimtar.

Përfaqësuesit e të dy palëve mendojnë se çështja nuk do të zgjidhet derisa Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ta zgjidhë këtë ose ndonjë rast të ngjashëm.

Vendimi në Virgjinia u bë pasi vendime të këtilla ka pasur edhe në gjykatat federale në shtetet Utah dhe Oklahoma.
XS
SM
MD
LG