Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti në alarm nga sulmet e mundshme terroriste


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet egjiptiane kanë ngritur të hënën nivelin e sigurisë nga frika për sulme të mundshme terroriste kundër turistëve të huaj, një ditë pas vrasjes së tre turistëve korean.

Një sulm mbi një autobus në afërsi të kufirit të Egjiptit me Izraelin, shkaktoi vdekjen e katër personave të dielën, ku përveç turistëve koreano jugor, ka vdekur edhe shoferi egjiptian i autobusit.

Sulmi mbi turistët, ishte i pari i këtij lloji në Egjipt, prej se ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin islamist Muhammad Morsi në korrik të vitit të kaluar.

Paralele me këtë incident, në Kajro ka nisur edhe gjykimi kundër ish-presidentit Morsi dhe 35 të akuzuarve të tjerë, nën akuzat për spiunim dhe bashkëveprim me militantët.

Ambasadori i Koresë së Jugut në Egjipti, Kim Young-So, ka thënë se sulmi del të jetë kryer nga një kamikaz 20 vjeçar, i cili ka hipur në autobus dhe ka hedh veten në erë.
XS
SM
MD
LG