Ndërlidhjet

Hezbollah thotë se largohet nga Siria, nëse arabët veprojnë njëjtë


Ilustrim
Ilustrim
Prijësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah i ka bërë thirrje forcave politike arabe që të “ndalin luftën në Siri”, ndërsa premton se nëse ata largohen nga ky shtet, grupi i tij shiitë, po ashtu do të tërhiqej nga Siria.

Konflikti tre vjeçar në Siri, ka nxitur tensione ndërmjet të sunitëve dhe shiitëve në Libanin fqinj, por edhe në vendet e tjera të botës arabe.

Në këtë konflikt janë përfshirë edhe militantët e të dyja kampeve, që luftojnë njëri-tjetrin ndërsa lufta e tyre financohet nga fuqitë rajonale rivale.

“Nëse dëshironi që të parandaloni këtë rajon të bie në kaos, i cili nuk do të ndalet për dekada të tëra, atëherë ndaleni luftën në Siri”, ka thënë Nasrallah, duke iu adresuar forcave politike në botën arabe.
XS
SM
MD
LG