Ndërlidhjet

Internet: Facebook e blenë aplikacionin WhatsApp


Organizata Facebook thotë se është në proces të blerjes së shërbimit mobil të mesazheve WhatsApp për afro 16 miliardë dollarë, me para të gatshme dhe aksione, që është blerja më e madhe e kompanisë deri tash.

Facebook, rrjeti më i madh shoqëror në botë, ka njoftuar mbrëmë vonë se po paguan 12 miliardë dollarë me aksione dhe 4 miliardë në para të gatshme.

Në marrëveshjen për blerje përfshihet edhe një shumë shtesë prej 3 miliardë dollarësh në aksione për themeluesit dhe punëtorët e aplikacionit WhatsApp, në një datë të mëvonshme.

WhatsApp ka më tepër se 450 milionë shfrytëzues aktivë në muaj.

Sa për krahasim, rrjeti Twitter i ka pasur 241 milionë shfrytëzues në fund të fitit 2013.

Shefi ekzekutiv i rrjetit Facebook, Mark Zukenberg, thotë se WhatsApp është në rrugë për t’i pasur një milion shfrytëzues.
XS
SM
MD
LG