Ndërlidhjet

Të paktën 10 vdesin nga sulmet në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet policore dhe spitalore në Irak, njoftojnë se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet e së shtunës, gjithandej vendit.

Dy shpërthime simultane lanë pesë të vdekur në qytetin Tikrit, që gjendet 17 kilometra në veri të Bgdadit.

Një sulmues vetëvrasës ndërkaq ka trazuar qytetin Ramadi, në krahinën Anbar, duke vrarë pesë ushtarë irakian.

Shërbimi i Radios Evropa e Lirë në Irak, raporton për “luftime të ashpra” ndërmjet të trupave qeveritare dhe militantëve anti-qeveritar në Ramadi.

Në ndërkohë, ministri irakian i mbrojtjes ka lajmëruar sot se ka pezulluar për 72 orë operacionet ushtarake në qytetin Fallujah, i cili është nën kontrollin e militantëve prej janarit.
XS
SM
MD
LG