Ndërlidhjet

Kievi i qetë të dielën


Ilustrim
Ilustrim
Qendra e Kievit është e qetë të dielën, një ditë pasi parlamenti ukrainas shkarkoi nga detyrat presidentin Viktor Yanukovych, dhe lirimit nga burgu të rivales së tij politike ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.

Kjo e fundit, në fjalimin e saj para demonstruesve anti-qeveritar në Sheshin e Pavarësisë në Kiev të shtunën mbrëma, i ka bërë thirrje protestuesve që të mos braktisin kauzën e tyre, përkundër vendimeve që ka marr parlamenti.

Duke folur nga tribunat, Tymoshenko ftoi Yanukovych dhe aleatët e tij që të marrin përgjegjësinë për vrasjen e dhjeta protestuesve nga forcat ukrainase të sigurisë në Kiev, të cilët pësuan gjatë javës së fundit.

Ndërkaq ende nuk dihet saktësisht se ku gjendet Yanukovych, i cili u largua të shtunën nga kryeqyteti ukrainas.

Mediet lokale raportojnë se Yanukovych ka tentuar të largohet nga shteti, por se është penguar nga godanierët në qytetin linidor Donetsk.
XS
SM
MD
LG