Ndërlidhjet

Ukrainë: Yanukovich kërkohet i dyshuar për vrasje masive


Sheshi i Pavarësisë në Kiev pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë
Sheshi i Pavarësisë në Kiev pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë
Ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakhov, thotë se është dhënë një urdhërarrest për ish-presidentin, Viktor Yanukovich, i cili së fundit është parë në gadishullin pro-rus të Krimesë.

Në deklaratën e tij të sotme në faqen zyrtare në Facebook, Arsen Avakhov, tha se Yanukovich kishte arritur mbrëmë në Krime, por aktualisht nuk dihet se ku gjendet.

Mëtutje ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm tha se është dhënë urdhërarrest për Yanukovichin dhe disa zyrtarë të tjerë, të dyshuar për vrasje masive të civilëve.

Në Ukrainë po dëgjohen zëra për vënien e zotit Yanukovich para drejtësisë, pas presidencës së trazuar, në të cilën ai e keqpërdori autoritetin, i pasuroi aleatët e tij dhe i goditi protestuesit.
XS
SM
MD
LG