Ndërlidhjet

Papa Françesku krijon 'ministrinë e financave' të Vatikanit


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i selisë së shenjtë, Papa Françesku ka themeluar të hënën një departament të ri për të mbikëqyrur çështjet ekonomike dhe administrative të Vatikanit.

Ky trup i ri – që është ekuivalent i ministrisë së financave – do të drejtohet nga australiani, Kardinali George Pell.

Vatikani bëri të ditur përmes një komunikate, se departamenti i ri do të jetë i ngarkuar me përgatitjen e një buxhetin vjetor, planifikimet financiare, dhe kontrollin e shtuar të brendshëm.

72 vjeçari Pell, do të mbikëqyr trupin e ri, ndërsa pas vetes do të ketë një ekipë prej 15 këshilltarësh.

Papa Françesku ka thënë në të kaluarën se ai dëshiron që Vatikani t’i qëndrojë besnik parimeve ndërkombëtare të transparencës financiare.

Banka e Vatikanit, e cila formalisht njihet si Instituti për Punët e Fesë (IOR), është përfshirë nga disa skandale.

Hetuesit italian janë duke i hetuar menaxherët e dikurshëm të kësaj banke, nën dyshimin për shpëlarje të parave, akuzë kjo e cila është hedhur poshtë nga Vatikani.
XS
SM
MD
LG