Ndërlidhjet

Jolie viziton fëmijët refugjatë sirian në Liban


Ilustrim
Ilustrim
Aktorja hollivudiane dhe emisarja e posaçme e Kombeve të Bashkuara, Angelina Jolie është takuar sot me fëmijët refugjat sirian, të strehuar në një kamp në Liban.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë njoftoi të hënën se Jolie është takuar me fëmijët që kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe që tani janë refugjatë në kampin që gjendet në Luginën Bekaa.

Fëmijët që ka takuar Jolie janë në mesin e 3,500 vogëlushëve të cilët kanë mbetur jetim, ose janë ndarë nga familjet e tyre.

Libani ka strehuar rreth një milion refugjatë nga Siria, ndërsa shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Sipas OKB-së, rreth 2.5 milion sirian janë shndërruar në refugjatë prej se ka nisur lufta në Siri në mars të vitit 2011.

Ndërsa 4.2 milion sirian janë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, por vazhdojnë të qëndrojnë brenda Sirisë.
XS
SM
MD
LG