Ndërlidhjet

Nigeri: Raportohet për 40 të vrarë nga militantët islamikë


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Nigeri
Pamje nga një sulm i mëparshëm në Nigeri
Nga Nigeria raportohet për afro 40 të vrarë në masakrën në një shkollë, që është sulmi i fundit për të cilin fajësohen militantët islamikë.

Raportet thonë se sulmi ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në shtetin verior, Yobe, ndërsa ai është kryer me mjete të eksplodimit dhe të shtëna. Shkolla është shkatërruar nga zjarri.

Raportohet se vetëm meshkujt ishin sulmuar.

Të dyshuar për këtë sulm janë militantët e grupit Boko Haram, që konsiderojnë se “arsimi perëndimor është mëkatar”.

Më se 300 njerëz janë vrarë nga sulmet e ndërlidhura me grupin Boko Haram, gjatë këtë muaji.

Grupi thotë se lufton për krijimin e një shteti islamik në pjesën veriore të Nigerisë, që është e banuar me popullatë shumicë myslimane. Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.

Qeveria e Nigerisë dhe Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Boko Haramin organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG