Ndërlidhjet

131 policë rusë “kanë vozitur të dehur”


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 15,000 oficerë policorë në Moskë kanë shkelur rregullat e departamentit në vitin 2013, përfshirë 131 sish që janë zënë duke vozitur makinën të dehur.

Shefi i policisë në Moskë, Anatoly Yakunin, ka thënë në raportin e tij vjetor se policët që kanë vozitur të dehur kanë humbur punën, ndërsa mbikëqyrësit e tyre janë qortuar.

Ai po ashtu ka thënë se gati 3,200 policë janë ballafaquar me qortime administrative më 2013 “për përpjekje të dobëta në ndërtimin e moralit”.

Yakunin ka thënë se 16,000 oficerë janë shpërblyer për shërbim të shkëlqyshëm.
XS
SM
MD
LG