Ndërlidhjet

logo-print

NATO nis planifikimin e tërheqjes nga Afganistani


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmuseen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmuseen.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë thënë se aleanca ka filluar të planifikojë tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Afganistani në fund të këtij viti.

Gjatë takimit të tyre në Bruksel, ata kanë thënë se refuzimi i presidentit Hamid Karzai për të nënskruar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, në lidhje më statusin e trupave pas 2014-ës, ka zvogëluar shanset që një pakt i tillë të nënshkruhet.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmuseen, ka thënë se pa kornizën e nevojshme ligjore, trupat e NATO-s nuk mund të mbeten në Afganistan.
XS
SM
MD
LG