Ndërlidhjet

Në Pakistan i hiqet bllokada NATO-s


Pakistan

Pakistan

Një parti pakistaneze, e cila ka bllokuar rrugën që përdorej nga NATO-ja, për të dërguar furnizime në Afganistan, ka njoftuar se i ka dhënë fund fushatës së saj.

Aktivistët e partisë Tehreek-i-Insaaf, të udhëhequr nga Imran Khan, kanë mbajtur të bllokuar rrugën nga qyteti veriperëndimor i Pakistanit, Peshauar, gjatë tre muajve të fundit, në shenjë proteste ndaj sulmeve të telekomanduara të SHBA-së.

Partia ka thënë se ndalon bllokadën pasi gjykata ka vendosur se asnjë individ privat nuk ka të drejtë të bllokojë ose të kontrollojë automjetet në rrugë.

Deklarata po ashtu thotë se administrata Obama ka zvogëluar sulmet e telekomanduara në rajon, por nuk jep detaje të tjera.

Ky program i SHBA-së, që zbatohet në Pakistan dhe gjetkë, në ndjekje të terroristëve, është kritikuar për shkaktimin e viktimave civile.
XS
SM
MD
LG