Ndërlidhjet

Ushtarët rusë marrin aerportin në Krime


Krimea
Krimea
Raportet nga Krimea thonë se ushtarë të armatosur kanë marrë pozicionet në perimetrin e Aerportit Ndërkombëtar në Sevastopol.

Agjencia Interfax thotë se ushtarët janë shërbyes rusë.

E njëjta citon burimet ushtarake në rajon të kenë thënë se ushtria ka hyrë në aeroport për të ndaluar “militantët”.

Lajmi vjen disa orë pasi rreth 50 persona të armatosur kanë sulmuar këtë aeroport.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka dënuar "pushtimin".

AP citon Avakovin të ketë konfirmuar se ushtarët janë trupa ruse.
XS
SM
MD
LG