Ndërlidhjet

Rusi: Dhoma e Epërme e miratoi dërgimin e trupave në Ukrainë


Këshilli i Federatës (Dhoma e Epërme) gjatë një seance të mëparshme

Këshilli i Federatës (Dhoma e Epërme) gjatë një seance të mëparshme

Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë ka votuar unanimisht për miratimin e përdorimit të forcave të armatosura të Rusisë në Ukrainë.

Votimi i sotëm u bë pak kohë pasi presidenti, Vladimir Putin, kërkoi autorizim për vendosje të ushtarëve me qëllim që të mbrohen jetët e rusëve etnikë dhe forcat e armatosura ruse, me bazë në rajonin e Krimesë në Ukrainë.

Putin ka thënë se trupat ruse ndoshta do të duhen të qëndrojnë në Ukrainë derisa të “normalizohet” situata politike në këtë vend.

Kryesuesja e Këshillit të Federatës, Valentina Matvieyenko, tha se kjo dhomë i bënë thirrje presidentit Putin që ta tërheq ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG