Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Nesër pritet arritja e misionit të FMN-së


Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashihet që gjatë ditës së nesërme të arrijë në Kiev të Ukrainës, për të diskutuar mbështetjen urgjente financiare për këtë vend.

FMN-ja ka njoftuar sot se “misioni faktmbledhës” do të diskutoj për reformat, që Ukraina duhet t’i ndërmarrë për tu kualifikuar për ndihmë nga ky institucion ndërkombëtar financiar.

Pritet që ekipi i FMN-së të qëndroj në Ukrainë deri më 14 mars.

Kjo lëvizje po bëhet pasi Rusia e anuloi marrëveshjen e saj me Ukrainën, të arritur në fund të vitit të kaluar, me të cilën parashihej ndihma e Moskës në vlerë prej 15 miliardë dollarësh për nxitje ekonomike në Ukrainë.

Qeveria e Rusisë e ka pezulluar këtë marrëveshje, pasi ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich, është përmbysur në fund të muajit të kaluar.

Për këtë pako të ndihmës patën zhvilluar negociata presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Viktor Yanukovich, atëherë presidenti i Ukrainës.
XS
SM
MD
LG