Ndërlidhjet

Yatsenyuk takon të enjten liderët e BE-së


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, do të takojë të enjten udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Takimi do të zhvillohet në fillim të një samiti të jashtëzakonshëm të BE-së për situatën në Ukrainë.

Samiti është konfirmuar nga zyra e presidentit të BE-së, Herman van Rompuy, i cili edhe do ta kryesojë atë.

Të hënën, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë dënuar ndërhyrjen e Rusisë në Krime, duke thënë se një gjë e tillë paraqet shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pritet të takojë sot në Madrid ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndërsa të mërkurën do të qëndrojë në Kiev.
XS
SM
MD
LG