Ndërlidhjet

NATO paralajmëron Rusinë në lidhje me Ukrainën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
NATO-ja ka paralajmëruar Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se aksionet e Rusisë do të kenë “implikime serioze” për sigurinë dhe aleancën ushtarake.

Pas takimit të Këshillit Veriatlantik, Rasmussen ka thënë se është konstatuar se “Rusia vazhdon të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe angazhimet e veta ndërkombëtare”.

NATO-ja do të mbajë të mërkurën një takim të posaçëm me ambasadorin rus në aleancë.
XS
SM
MD
LG