Ndërlidhjet

Kriza në Ukrainë bën që SHBA-të vendosë kufizime në viza


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e bashkuara kanë vendosur kufizime në viza dhe në pronë për individët në Rusi dhe Krime por edhe për institucionet që sipas tyre e destabilizojnë sigurinë dhe demokracinë në Ukrainë.

Një zyrtar amerikan, ka bërë me dije se kufizimet e vizave do të zbatohen për të dyja palët, zyrtarë rus dhe të tillë ukrainas.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një deklarate, se presidenti Barak Obama ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksionet kundër “individëve dhe subjekteve që pengojnë proceset demokratike dhe institucionet në Ukrainë”.

Varësisht se si do të zhvillohet situata në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura që të marrin në konsideratë hapa të tjerë shtesë.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen në kohën kur udhëheqësit e BE-së janë duke diskutuar rreth përgjigjes ndaj pushtimit të gadishullit Krimeja në Ukrainë, nga forcat ruse.
XS
SM
MD
LG