Ndërlidhjet

Mbahen bisedimet e para direkte Rusi-Ukrainë


Krime

Krime

Rusia dhe Ukraina, të shtunën, kanë mbajtur bisedmet e para direkte prejse ka nisur kriza në Krime.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se zëvendësministri Grigory Karasin ka mbajtur një takim në Moskë me ambasadorin e Ukrainës në Rusi, Volodymyr Yelchenko.

Në deklaratë thuhet se diplomatët “kanë diskutuar marrëdhëniet ruso-ukrainase në një atmosferë të sinqertë”, por nuk jepen më shumë detaje.

Ndërkohë, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të nënshkruajë menjëherë kapitujt politikë të një marrëveshjeje të asociimit me Ukrainën.

Barroso, duke folur në samitin e rajoneve evropiane në Athinë, ka thënë se BE-ja ka detyrim solidariteti ndaj Ukrainës.

Nëntorin e kaluar, presidenti tashmë i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka pezulluar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me BE-në, çfarë ka çuar në protesta masive dhe më pastaj në rrëzimin e regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG