Ndërlidhjet

Vuçiq: Zgjedhjet serbe më 16 mars edhe në Kosovë


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq
Zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, të caktuara për 16 mars, do të mbahen edhe në Kosovë, sipas marrëveshjeve në Bruksel dhe me përfaqësuesit e OSBE-së, ka deklaruar sot zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Do të kemi zgjedhje” edhe në Kosovë, tha Vuçiq, dhe shtoi se “nuk pres probleme”.

Mëtutje, ai u tha gazetarëve në Beograd, se është me rëndësi që në raportet me Prishtinën, Serbia ka treguar më tepër mençuri, e cila është rezultat i stabilitetit të saj politik.
XS
SM
MD
LG