Ndërlidhjet

Badoci mbushet deri për Vitin e Ri


Brenda dy ditësh bëhet gati kanali për sjelljen e ujit nga Liqeni i Ujmanit për në Liqenin e Badocit, njoftoi të dielën kompania për menaxhimin e ujërave Ibër-Lepenci, kanali i së cilës do të shfrytëzohet për këtë bartje.

Ndërkaq, punët në terren të dielën doli për t’i parë kryeministri Hashim Thaçi, i cili bashkë me drejtorin e Ibër-Lepencit, dhe atë të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, bënë të ditur se deri më 20 mars, nis të pompohet uji në Badoc.

Ata u panë në dalje të komunës së Graçanicës, në udhëkryqin për Kishnicë, ku kishin dalë për të parë se si janë larguar gypat e vjetër të çeliktë dhe u zëvendësuan me të tjerë plastikë.

Pas vizitës, drejtori ujësjellësit “Prishtina”, Gjelosh Vataj, tha se për 10 ditë do të arrijë uji nga Ujmani dhe se Liqeni i Badovcit do të mbushet së paku për nëntë muaj.

Sipas personelit teknik, rreth 400 litra në sekondë do të derdhen në Badovc me këtë sistem të ripërtërirë të Ibër-Lepencit.

Reduktimet në Prishtinë, ndërkaq, nuk do të ndalen as pasi të mbushet ky liqe, meqë nevojat e kryeqytetit janë më të mëdha.

Sipas Gjelosh Vatajt, telashet e ujit në Prishtinë, do të zgjidhen vetëm pas ndërtimit të fabrikës së ujit në Shkabaj.

Ky projekt parashihet të përfundojë brenda dy vjetësh.

Kryeministri Hashim Thaçi, pas vizitës në punishte, u zotua se Qeveria në Prishtinë është në mbështetje “të këtyre projekteve” që sigurojnë ujë të pijshëm për kryeqytetin.
XS
SM
MD
LG