Ndërlidhjet

Ende mister fati i aeroplanit të Malajzisë


Familjarë të pasagjerëve të zhdukur
Familjarë të pasagjerëve të zhdukur
Shefi i aviacionit civil të Malajzisë ka thënë se fati i aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines mbetet ende “mister”.

Azharuddin Abdul Rahman ka thënë se zyrtarët nuk e kanë përjashtuar rrëmbimin si shkak të zhdukjes së aeroplanit.

Aeroplani, me 239 njerëz në bord, ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë dy ditë më parë, derisa udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Familjarëve të pasagjerëve të zhdukur u është thënë që të përgatiten për më të keqen.
XS
SM
MD
LG