Ndërlidhjet

Komunat veriore nesër votojnë për statutet dhe simbolet


Ilustrim
Ilustrim
Seancat e kuvendeve komunale në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në të cilat do të duhet të miratohen statutet dhe simbolet e komunave, janë caktuar për të mërkurën në orën 17:00.

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka thënë se pret që statutet të miratohen dhe ka bërë me dije se draft-dokumentet u janë dorëzuar me kohë këshilltarëve.

“Presim që edhe ministria kompetente në Prishtinë të pranojë statutet tona, sepse gjatë hartimit të tyre jemi mbështetur ekskluzivisht në ligjin për vetëqeverisje lokale”, ka thënë Jabllanoviq.
XS
SM
MD
LG