Ndërlidhjet

Kinë: Mbështetje për planet e Partisë Komuniste


Li Keqiang duke u larguar nga ceremonia e mbylljes së Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës në Pekin

Li Keqiang duke u larguar nga ceremonia e mbylljes së Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës në Pekin

Parlamenti vjetor i Kinës i ka përfunduar sot punimet nëntëditëshe, me ç’rast janë mbështetur politikat e Partisë Komuniste të Kinës për shpejtimin e reformave ekonomike.

Afro 3 mijë delegatë në Kongresin Kombëtar Popullor të Kinës, që praktikisht paraqet parlamentin shtetëror të Partisë Komuniste, e kanë mbështetur raportin për gjendjen ekonomike të kryeministrit, Li Keqiang, dhe kanë votuar në favor të buxhetit vjetor, në të cilin parashihet rritje prej 12.2% për shpenzime ushtarake.

Qeveria ka thënë se kjo rritje kërkohet për realizimin e modernizimit të ushtrisë.

Në seancë është diskutuar edhe për masat për inkurajimin e biznesit privat, kontrollin e inflacionit, shtrirjen e përfitimit të zhvillimit në hapësirat rurale, promovimin e stabilitetit social dhe kundërshtimin e korrupsionit.
XS
SM
MD
LG