Ndërlidhjet

Presidenti rus bisedon me homolohun iranian


Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin e ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rohani.

Sipas një deklarate të Kremlinit zyrtar, biseda e të enjtes mes dy udhëheqësve është fokusuar në programin bërthamor të Iranit dhe krizen në Ukrainë.

Siq njoftojnë zyrtarë nga Kremlini, Putin ia ka bërë me dije Rohani, se çdo zgjidhje për krizën në Ukrainë, duhet të marr për bazë interesat dhe vullnetin e popullit në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Sa i përket programit bërthamor të Iranit, Putin sipas Kremlinit e ka vlerësuar homologun e tij për qasje konstruktive të Teheranit, në bisedimet me gjashtë fuqitë botërore.
XS
SM
MD
LG