Ndërlidhjet

logo-print
Një grua shtatzënë, është viktima e tretë e infektuar nga virusi H1N1, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj.

"Po, kemi viktimën e tretë, ishte një grua e cila kishte emboli me mushkëri, por edhe e prekur nga gripi. Ka qenë shtatzënë", bëri të ditur Dreshaj.

Viktima e tretë thuhet se ka vdekur të enjten mbrëma. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

40 persona janë infektuar me virusin H1N1, nga fillimi i këtij viti.

Tre persona deri më tash kanë pësuar nga ky infeksion, që sulmon traktin e poshtëm respirator, i cili më parë njihej si "gripi i derrit".
XS
SM
MD
LG