Ndërlidhjet

Pakistan: Vetëdigjet e reja që u përdhunua në janar


Amina Bibi
Amina Bibi
Një femër që ka qenë viktimë e dhunimit nga një grup në Pakistan, i ka dhënë fund jetës së saj, duke e futur vetën në zjarr.

Amina Bibi vdiq sot derisa një ditë më herët kishte vendosur t’iu jipte fund vuajtjeve të saj.

Bibi e cila besohej se ishte 17 apo 18 vjeçe, tha se ishte sulmuar nga një grup i njerëzve në janar të këtij viti dhe se në mesin e sulmuesve kishte qenë edhe një anëtar i familjes.

Një gjykatë në Pakistan e ka mbyllur rastin ndaj saj të enjten duke u bazuar në një rapoirt policor i cili kishte bërë me dije se vajza nuk ishte përdhunuar.

Ky vendim gjyqësor, sipas vëllait të së ndjeres, ishte shumë i rëndë për tashmë viktimën.

Sulmet seksuale dhe të dhunës në familje janë shumë të përhapura në Pakistan
XS
SM
MD
LG