Ndërlidhjet

Edhe një kandidat tërhiqet nga gara presidenciale në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Një kandidat tjetër është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të Afganistant, të cilat do të mbahen më 5 prill.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, nuk ka dhënë arsye për vendimin e tij.

Ai u ka thënë gazetarëve se nuk e ka ndërmend t’i japë mbështetje asnjërit garues.

Tërheqja e tij lë garën me nëntë kandidatë.

Ditë më parë, kandidaturën e tij e ka tërhequr edhe Qayyum Karzai, vëllai i presidentit aktual të Afganistanit, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG