Ndërlidhjet

Zarif anuloi drekën me Ashtonin


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Mediat iraniane thonë se ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka anuluar të hënën një drekë me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për shkak të takimeve të saj me aktivistë të opozitës iraniane, gjatë vizitës së fundit në Teheran.

Agjencia Fars thotë se anulimi në Vjenë është “protestë ndaj takimeve të pakoordinuara në Teheran” – referencë kjo për takimet e Ashtonit me aktiviste të grave, përfshirë avokaten e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh.

Por, zëdhënësi i baroneshës Ashton, Michael Mann, ka thënë se ajo dhe Zarif janë takuar këtë muaj në Teheran dhe se nuk ka pasur nevojë që të takohen sërish para bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.

Këto negociata, midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, kanë rinisur sot në Vjenë.
XS
SM
MD
LG