Ndërlidhjet

Rusia reagon për mbylljen e ambasadave siriane në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e jashtme ruse, thotë se vendimi i Shteteve të bashkuara për pezullimin e aktiviteteve të ambasadës siriane në Uashington dhe në shtete të tjera amerikane, është “shqetësues dhe zhgënjyes”.

SHBA-të kanë vendosur të martën për një gjë të tillë, teksa kanë përmendur paligjshmërinë e presidentit Bashar al-Asad.

Ministria ruse tha sot, se me këtë vendim, SHBA-të kanë hequr dorë nga roli i tyre për negocijimin e paqes në Siri.

Qeveria e Sirisë në anën tjetër, mbylljen e ambasadave e kanë cilësuar si arbitrare dhe të paligjshme.
XS
SM
MD
LG