Ndërlidhjet

logo-print

Hollande: Do të anulohet samiti BE-Rusi


Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se samiti midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, i planifikuar për në muajin qershor, do të anulohet, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Hollande i ka bërë këto komente në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e ministrave të BE-së.

Këta të fundit diskutojnë sot dhe nesër për përgjigjen e bllokut ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Pritet që liderët të shtojnë listën e njerëzve që u ndalohet udhëtimi dhe u ngrihen asetet.

Lista që është publikuar më 17 mars, përmban tetë krimeanë, 13 politikanë rusë, të rangut të ulët, si dhe disa zyrtarë ushtarakë.
XS
SM
MD
LG